RRETH KËSAJ FAQEJE INTERNETI

Kjo faqe interneti është realizuar nga Shteti i Gjenevës në partneritet me fondacionin “Gelbert”. Qëllimi i saj është informimi i të gjithë atyre që ofrojnë punë në rinovim dhe shembje, me afat të shkurtër apo të gjatë.

Disa materiale që janë përdorur për ndërtime, pas 100 vitesh krijojnë substanca toksike për njeriun dhe mjedisin. Tre prej tyre, të ndaluara në Zvicër – amianti, PCB-ja (poliklorur bifenil) dhe plumbi – janë edhe sot të pranishme në ndërtesat e Gjenevës.

Gjatë përdorimit normal të një ndërtese, që do të thotë, për sa kohë banohet apo punohet në një ndërtesë që mund t’i përmbajë këto substanca, rreziku i ekspozimit ndaj tyre është i kufizuar. Përkundrazi, për ata që parashikojnë punime mbi materiale të cilat përmbajnë këto substanca të rrezikshme, rinovimi dhe shembja sipas rregullave, është diçka thelbësore, për të evituar dëme ndaj shëndetit dhe mjedisit.

Nëse ju jeni ndërtues apo arkitekt, realizues apo pronar, inxhinier apo individ, këtu do të gjeni gjithçka që duhet të dini për rinovim, transformim apo shembjen pa rreziqe.

Çfarë duhet të bëj për të rinovuar
Përpara nisjes së punimeve
Kur janë ndërtuar pjesët e ndërtesës që do të preken nga punimet?
Heqjes së substancave (Eliminimi)
Diagnostikimi konfirmoi prezencën e substancave të rrezikshme, çfarë duhet bërë?
Nisjes së punimeve
Kur duhen nisur punimet?
  • Punimet mund të nisin në momentin kur zona që do të rinovohet, do të transformohet apo do të shembet, nuk përmban më substanca të rrezikshme.
     
  • Pas pastrimit nga amianti, një ekspert duhet të shqyrtojë punën dhe të verifikojë nëse ka prani fibrash amianti në ajër. Kjo përpara se të lejohet fillimi i punimeve.
     
  • Nëse  nuk bëhet fjalë për këtë rast, i rikthehem etapës "Përpara se të filloj punimet".
Përpara nisjes së punimeve
Kur janë realizuar pjesët e ndërtesës që do të preken nga punimet?
Heqjes së substancave (Eliminimi)
Diagnostikimi konfirmoi prezencën e substancave të rrezikshme, çfarë duhet bërë?
Nisjes së punimeve
Kur duhen nisur punimet?
  • Punimet mund të nisin në momentin kur zona që do të rinovohet, transformohet apo shembet, nuk përmban më substanca të rrezikshme.
     
  • Nëse nuk bëhet fjalë për këtë rast, i rikthehem etapës "Përpara se të filloj punimet".
Përpara nisjes së punimeve
Kur janë realizuar pjesët e ndërtesës që do të preken nga punimet?
  • Nëse pjesët e prekura nga punimet, janë ndërtuar përpara vitit 1991, pronari duhet të verifikojë apo të kërkojë verifikim mbi faktin, nëse ato përmbajnë amiant apo PCB. Ky shqyrtim është i detyrueshëm, edhe kur bëhet fjalë për punime që mund të mos kërkojnë leje ndërtimi. Një ekspert i kualifikuar merr kampione që do të analizohen në laborator (liste diagnostiqueurs amiante).

    Nëse punimet kanë nevojë për leje ndërtimi, unë i raportoj konkluzionet e diagnostikimit në vërtetimin e substancave të rrezikshme, ky dokument duhet t’i bashkëngjitet kërkesës për leje ndërtimi. Unë firmos vërtetimin (jo diagnostikuesi)

    Lexoj le guide pour l’élaboration de l’attestation sur les substances dangereuses au sens de l’art. 15A de la LaLPE (K 1.70).
     

  • Nëse pjesët e prekura nga punimet, datojnë pas vitit 1991, punimet mund të fillojnë pa bërë diagnostikim paraprak.
     
  • Përpara punimeve mbi mure të lyera me bojë, që datojnë përpara vitit 2006, duhet të sigurohemi që ato nuk përmbajnë plumb: Një specialist mund të bëjë një diagnostikim të bojës në vend, ose një kampion boje mund të dërgohet në laborator për tu analizuar.

    Lexoj  la directive du Service de toxicologie de l'environnement bâti sur le diagnostic plomb avant travaux

Heqjes së substancave (Eliminimi)
Diagnostikimi konfirmoi prezencën e substancave të rrezikshme, çfarë duhet bërë?
Nisjes së punimeve
Kur duhen nisur punimet?
  • Pasi të ketë përfunduar eliminimin ndërmarrja e specializuar, merret konfirmimi se në zonën e punimeve nuk ka më amiant. 
     
  • Nëse nuk bëhet fjalë për këtë rast, i rikthehem etapës "Përpara se të filloj punimet".
Përpara nisjes së punimeve
Kur janë realizuar pjesët e ndërtesës që do të preken nga punimet?
  • Nëse pjesët në të cilat do të punoj, janë ndërtuar përpara vitit 1991, do t’i kërkoj pronarit apo përfaqësuesit të tij diagnostikimin  për amiant dhe PCB për të verifikuar se materialet mbi të cilat do të punohet nuk përmbajnë as amiant, as PCB. Nëse nuk është bërë diagnostikim, do të informoj pronarin se kjo është një etapë e detyrueshme, përpara nisjes së punimeve.
     
  • Nëse pjesët e ndërtesës mbi të cilat do të kryhen punime, janë ndërtuar pas vitit 1991, e marr të mirëqenë se ato nuk përmbajnë as amiant, as PCB.
     
  • Përpara çdo punimi mbi bojëra, që datojnë përpara vitit 2006, duhet që pronari të më garantojë se ato nuk përmbajnë plumb. Në rast dyshimi, do të merren të gjitha masat e nevojshme për të punuar mbi bojëra me përmbajtje plumbi.
     
  • Lexoj la directive du Service de toxicologie de l'environnement bâti sur le diagnostic plomb avant travaux.
Heqjes së substancave (Eliminimi)
Diagnostikimi konfirmoi prezencën e substancave të rrezikshme, çfarë duhet bërë?
Nisjes së punimeve
Kur duhen nisur punimet?
  • Punimet mund të nisin në momentin kur zona që do të rinovohet, transformohet apo shembet, nuk përmban më substanca të rrezikshme.
     
  • Nëse nuk bëhet fjalë për këtë rast, i rikthehem etapës "Përpara se të filloj punimet".
Përpara nisjes së punimeve
Kur janë realizuar pjesët e ndërtesës që do të preken nga punimet?
  • Nëse pjesët e ndërtesës mbi të cilat do të ndërhyj, datojnë përpara vitit 1991, unë do t’i kërkoj përgjegjësit të firmës sime, arkitektit, ose pronarit rezultatet e diagnostikimit për amiant dhe PCB.
     
  • Nëse pjesët e ndërtesës, mbi të cilat unë do të ndërhyj, datojnë pas vitit 1991, mund të filloj punën.

    Përpara çdo lloj punimi (shpim, lëmim, gërryerje, …) mbi bojëra që datojnë përpara vitit 2006, do t’i kërkoj përgjegjësit të firmës sime, arkitektit, ose pronarit, rezultatet e diagnostikimit të plumbit. Në rast dyshimi, do të marr masat e nevojshme për ndërhyrjet mbi bojërat me përbërje plumbi.

    Lexoj la directive du Service de toxicologie de l'environnement bâti sur le diagnostic plomb avant travaux.
     

  • Në rast dyshimi do të informohem pranë përgjegjësit të punimeve.
Heqjes së substancave (Eliminimi)
Substancat e rrezikshme janë të pranishme, çfarë duhet bërë?
Nisjes së punimeve
Kur duhen nisur punimet?
  • Punimet mund të nisin në momentin kur zona që do të rinovohet, transformohet apo shembet, nuk përmban më substanca të rrezikshme.
     
  • Nëse nuk bëhet fjalë për këtë rast, i rikthehem etapës "Përpara se të filloj punimet".

VINI RE…

INFORMACIONI NË QARKULLIM

Praktik, konkret dhe ndërveprues, moduli shëtitës «Për punime pa rrezik» është një mjet elastik, i nevojshëm dhe që shërben për informimin dhe sensibilizimin e profesionistëve të ndërtimit dhe të publikut në përgjithësi.

Formulat e propozuara :

  • Seanca të personalizuara (1 orë e 15 minuta) me profesionist
  • Ekspozim për publikun e gjerë

Regjistrimi është falas për të gjithë.
Për t’u regjistruar, kontaktoni shërbimin e informacionit në numrin: 022 546 76 00 ose info-service-deta@etat.ge.ch